Lidhje

Menaxhimi i krizës së refugjatëve në Maqedoni


Maqedonia ka shtuar kontrollet dhe ka kufizuar ndjeshëm numrin e refugjatëve që hyjnë në vend. Drejtorja e Qendrës së Menaxhimit të Krizave në Maqedoni Suzana Salihu thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, se kjo është një përpjekje për të balancuar numrin e refugjatëve që hyjnë në vend me numrin e atyre që dalin nga vendi. Zonja Salihu dhe kolegu i saj Uran Vejseli, ndodhen këto ditë ndodhen në Uashington në kuadër të një bashkëpunimi me Universitetin Johns Hopkins mbi hapjen e një programi të masterit në Maqedoni. Kolegu Festim Gashi sjell hollësitë.

Përpjekjet e Maqedonisë për të menaxhuar fluksin e refugjatëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:43 0:00

Gjendja në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë është përkeqësuar pas vendosjes nga Maqedonia të kufizimeve dhe shtimit të masave të kontrollit ndaj refugjatëve që duan të hyjnë në vend. Mijëra refugjatë nga Lindja e Mesme janë grumbulluar në anën greke të kufirit në pritje për të kaluar kufirin maqedonas dhe më pas për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Por vetëm një numër i vogël i tyre lejohen të hyjnë në Maqedoni. Kjo ka ardhur si pasojë i kufizimeve që vijnë nga vende të tjera, dhe ndikjimi ka zbritur deri në Maqedoni, thotë Drejtorja e Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Suzana Salihu.

“Menaxhimi i Krizave në Maqedoni ka vendosur që numri i hyrjes dhe daljes të jetë i balancuar, pra aq njerëz sa do dalin nga Republika e Maqedonisë aq do të lejohen të hyjnë në vend”.

Zonja Salihu thotë se vendimi i disa shteteve të tjera të Ballkanit ishte një nga arsyet e vendosjes së masave kufizuese në kufirin me Greqinë.

“Republika e Maqedonisë nuk e bëri këtë kokë më vete, por e bëri pasi Serbia vendosi që ta kufizoj dukshëm numrin e të pranuarve ndërsa Greqia të grumbullojë refugjatë aq sa ka mundur”.

Qendra për Menaxhimin e Krizave, një agjenci e pavarur e qeverisë së Maqedonisë që merret me krizat si ajo e refugjatëve, ka filluar një bashkëpunim me Universitetin Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara për të krijuar disa qendra trajnimi në Maqedoni dhe vende të tjera të rajonit. Këto qendra, përveç përgatitjes së kuadrove të reja, do të ndihmojnë edhe në rritjen e bashkupunimit mes vendeve të rajonit në fushën e menaxhimit të krizave, thotë Uran Vejseli, udhëheqës i departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar, në Qendrën maqedonase për menaxhimit të krizave.

“Gjatë dy viteve të fundit në kuadër të bashkëpunimit rajonal kemi tentuar të sjellim edhe Universitetin Johns Hopkins, programin e Masterit për Menaxhimin e Krizave. Zgjodhëm Universitetin Johns Hopkins sepse është i 16-ti në botë dhe i dyti në Shtetet e Bashkuara në fushën e Menaxhimit të Krizave. Nëntorin e kaluam ne në Shkup organizuam një konferencë së bashku me Universitetin Johns Hopkins dhe shpresojmë që sivjet në një formë ose tjetër Johns Hopkins të jetë i pranishëm në rajon”.

Profesori i Universitetit Johns Hopkins, Ira Blatstein, shpreson që së shpejti në Programin online të Masterit për Menaxhimin e Krizave të ketë studentë nga Maqedonia dhe rajoni. Profesor Blatstein thotë se ky program synon jo vetëm arsimimin e stutendëve të kësaj fushe për edhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.

“Ne kemi një program masteri në internet ku studentët diskutojnë me njëri tjetrin mbi përvojat e tyre dhe krizat me cilat ata janë ballafaquar. Objektivi ynë në bashkëpunimin me maqedonasit është t’i ndihmojmë studentët në rajon që të mësojnë nga njëri tjetri dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në trajtimin e krizave”.

Ndërsa drejtori i Shkollës së Edukimit në Universitetin Johns Hopkins, Doug Ward thotë se ky program ka si synim ndryshimet pozitive në fushën e menaxhimit të krizave.

“Qëllimi ynë i vetëm është të bëjmë ndryshime pozitive. Programi ynë ka për qëllim të ndihmojë studentët që të komunikojnë dhe punojnë në mënyrë efektive me organizata të ndryshme qeveritare dhe jo-qeveritare që merren me menaxhimin e krizave dhe sugurinë publike për të bërë ndryshime pozitive”.

Fillimi i këtij programi po bëhet në një kohë kur Maqedonia dhe vendet e rajonit po përballen me krizën e refugjatëve nga Lindja e Mesme. Kjo mund t’i shërbejë studentëve dhe autoriteteve si një mundësi për të studiuar metoda më efikase për menaxhimin më efikas të krizave të refugjatëve.

XS
SM
MD
LG