Lidhje

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni


Procesi i votimit për president të Maqedonisë u mbyll në orën shtatë të mbrëmjes. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve deri në ora pesë e gjysmë kishin dalë për të votuar rreth 42% e zgjedhësve me të drejtë vote; ndërkohë që interesi i votuesve shqiptarë ka qenë shumë i ulët. Kështu në komunat e banuara me shumicë shqiptare pjesëmarrja shkonte nga tetë deri në 25%.

Sonte, rreth mesnate pritet të njoftohen rezultatet nga shtabet e partive
Partia VMRO e cila ka kandiduar presidentin në detyrë Gjorgje Ivanov për një mandat të dytë, e vlerëson procesin si të qetë, të drejtë dhe demokratik. Një zyrtar i partisë u tha mjeteve të informimit se parregullsitë e shënuara janë të një dimensioni shumë të vogël sa që nuk shkaktojnë asnjë problem dhe ndikim në zgjedhje.

Ndërkohë, Lidhja Social Demokrate e opozitës maqedonase pret që votuesit t’i kenë dhënë mbështetje të madhe kandidatit të saj Stevo Pendarovski.

Ndërsa, zëvendëskryetarja e partisë dhe ish-deputete në disa mandate, Radmilla Sheqerinska ka bërë të ditur se është sulmuar fizikisht në një qendër votimi në një lagje të banuar me shmicë rome në Shkup. Zonja Sheqerinska ka akuzuar ish-deputetin Amdi Bajram dhe djalin e tij Elvis, kryetar i komunës së Shuto Orizares, se e kanë sulmuar dhe detyruar të largohej nga qendra e votimit, edhepse ajo kishte autorizim të vëzhgonte rrjedhën e votimit.

XS
SM
MD
LG