Lidhje

Maqedoni: Gjykata vendos për rivotime

  • Isak Ramadani

Në Maqedoni, pas ankesave të partive VMRO-DPMNE dhe Lidhja Social Demokrate, Gjykata Administrative ka vendosur që në nëntë qendra votimi në Strugë të ketë rivotim.

Rreth shtatë mijë votues do të duhet të dalin për herë të tretë për të zgjedhur kryetarin e komunës së Strugës, ndonëse Zijadin Sela, kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare mori mbi pesë mijë vota më tepër se garuesi maqedonas Vlladimir Koçovski në raundin e dytë.
Shqiptarët në Maqedoni e kanë pritur me zemërim këtë vendim të Gjykatës, të cilin e quajnë të politizuar dhe që u shërben nevojave të partisë maqedonase në pushtet.
Kryetari i Gjykatës Administrative, Hysamedin Limani ka dhënë dorëheqjen për shkak të vendimit lidhur me Strugën.
Ndërkohë, nuk mendohet se mund të rrezikohet fitorja e garës për kryetar komune nga Zijadin Sela. Ai pati rreth njëzet mijë vota në raundin e dytë, në një garë ku votohet në linja etnike.
XS
SM
MD
LG