Lidhje

Maqedoni: Vështirësi për procesin euro-atlantik

  • Isak Ramadani

Ambasadori lituanez, vendi i të cilit është kryesues i BE tha se në Shkup se Maqedonia nuk paraqet çështje me përparësi për Lituaninë

Ngecja e Maqedonisë në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike po nxit pakënaqësi në këtë vend, ndërkohë që të gjithë e kanë të qartë se pa ndryshimin e emrit të vendit, Maqedonia nuk do të mund t’i fillojë bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ambasadori lituanez, vendi i të cilit është kryesues i Bashkimit Evropian, u bëri të ditur autoriteteve në Shkup se Maqedonia nuk paraqet çështje me përparësi për Lituaninë dhe se duhen bërë edhe shumë reforma për t’u bërë pjesë e BE-së. Maqedonia e mori statusin e “vendit kandidat për anëtarësim” në dhjetor të vitit 2005.

XS
SM
MD
LG