Lidhje

Zjarr në ndërtesën e qeverisë në Shkup


Të hënën në mëngjes në ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë shpërtheu një zjarr që shkaktoi djegien e një pjese të izolimit të fasadës dhe një pjesë të instalimit elektrik. Gjashtë automjete të zjarrfikësve u angazhuan në shuarjen e zjarrit.

Zjarrfikësit thanë se zjarri kishte shkaktuar dëme të vogla materiale dhe se ata kishin arritur ta lokalizojnë me kohë, pa lejuar zgjerimin e tij në hapësirat e ndërtesës së qeverisë. Inspektorë të policisë po hetojnë shkakun e zjarrit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendëshme pritet të njoftojë për shkaqet e këtij zjarri që kishte rënë në katin e parë të ndërtesës.

Vetëm disa ditë më parë, selia e qeverisë së Maqedonisë ishte shënjestër e një sulmi me predha të kalibrit antitank, që shkakuan po ashtu dëme të vogla në fasadën e saj. Autoritetet vazhdojnë hetimet lidhur me këtë sulm .

XS
SM
MD
LG