Lidhje

Maqedoni: Debat mbi projektligjin që prek UÇK-në


Bashkimi Demokratik për Integrim është i gatshëm ta bllokojë miratimin e ligjit përmes paraqitjes së propozimit të amendamenteve të shumta

Projekt-ligji për ish-pjesëtarët e forcave qeveritare maqedonase gjatë konflktit të vitit 2001 u debatua sot në komisionin parlamentar për punë dhe çështje sociale duke i hapur rrugën kështu një debati të përgjithshëm parlamentar që pritet të bëhet pas pesë ditësh. Ky veprim i partisë VMRO-DPMNE në pushtet ka tendosur mjaft raportet brenda vetë koalicionit qeveritar, me që ligji nuk parashesh zgjidhjen e statusit social edhe të ish-luftëtarëve shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ashtu siç parshikon edhe Marrëveshja e Ohrit.
Bashkimi Demokratik për Integrim në qeveri është i gatshëm ta bllokojë miratimin e ligjit përmes paraqitjes së propozim-amamandamenteve të shumta apo dhe me votimin e dyfishtë që këtu njihet sipas emrit të juristit francez Badenter.
Vetë partia VMRO nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve për ta miratuar ligjin por opozita maqedonase pritet ta votojë atë.
Ndërkohë, kësaj radhe partitë shqiptare janë bashkuar në synimin për ta bllokuar ligjin.
“BDI do t’i kundërvihet sjelljes së këtij ligji me të gjitha mundësitë procedurale, teknike, administratove këtu në Parlament”, tha Xhevat Ademi, deputet i BDI-së.
“Pa marrë parasysh kundërshtimet politike, gjithë blloku politik shqiptar do të bëhet bashkë, prap!”, tha Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.
Deputetë të VMRO-së i kanë quajtur grupe militantësh ekstremistë ish-luftëtarët e UÇK-së.
Ligji parasheh që ish-pjesëtarët maqedonas të forcave qeveritare gjatë konfliktit të përfitojnë financiarisht, nga pagat mujore, shkollim falas për fëmijët e tyre dhe sigurim shëndetësor deri tek blerja e banesave.
Shoqëria civile shqiptare në Maqedoni e ka ngritur zërin kundër projekt-ligjit duke bërë thirrje si levizja Zgjohu për të mbrojtur vlerat e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare dhe për të ndaluar këtë ligj përjashtues, tendencioz dhe monoetnik, siç e quan ajo.
Veprimi i VMRO-së me projekt-ligjin erdhi menjëherë si përgjigje ndaj homazheve që ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi me oficerë të uniformuar u bëri ish-luftëtarëve shqiptarë të rënë në fshatin Sllupçan të Kumanovës.
Analistët nuk parashikojnë që ndonjëra nga partitë në pushtet të heq dorë nga vendimet e veta se ndryshe do të humbiste ,bështetjen e elektoratit dhe se një gjendje e këtillë krize do ta çonte vendin detyrimisht drejt zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare.
Ndërkohë, presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuj i cili ka pritur presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov në Bruksel dhe kanë diskutuar mbi të ardhmen evropiane të Maqedonisë, është shprehur për rëndësinë e përqndrimit të vendit në rrugën drejt BE-së dhe në arritjen e rezultateve të tjera në dialogun e nivelit të lartë me Komisionin Evropian. Zoti Rompuj ka përshnëdetur reformat e rëndësishme që Shkupi ka realizuar, ndërsa ka inkurajuar përpjekjet në veçanti mbi lirinë e shprehjes, reformat zgjedhore dhe marrëdhëniet ndëretnike. Qëndrueshmëria dhe pajtimi i brendëshëm janë të një rëndësie jetike për Republikën ish-Jugosllave të Maqedonisë, ka nënvizuar presidenti Rompuj.
“BE e shtron rrugën për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 dhe BE-ja e mbështetë fuqishëm frymën dhe gjithçka shkruan në marrëveshje, e cila është element thelbësor për demokracinë dhe sundimin e ligjit”, ka theksuar zoti Rompuj.
Maqedonia ka marrë statusin e vendit kandidat për në BE qysh në vitin 2005 por që prej atëherë nuk ka shënuar ndonjë përparim në integrimin drejt Bashkimit.
XS
SM
MD
LG