Lidhje

Maqedoni: Shpërthime pranë ndërtesës së qeverisë


Ministria maqedonase e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmjen e së martes janë dëgjuar dy shpërthime në afërsi të ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë dhe se më vonë janë gjetur dy predha, në fasadën e ndërtesës.
Policia thotë se po zhvillohen hetime, ndërkohë që nuk jepen hollësi se për çfarë predhash bëhet fjalë.
Një akt të ngjashëm në vitin 2007 po në afërsi të qeverisë, autoritetet maqedonase e patën quajtur si akt terrorist, por autori nuk u zbulua asnjëherë.
XS
SM
MD
LG