Lidhje

Ndërrohen dy ministra maqedonas


Ministrja e brendshme, Gordana Jankulovska dhe ai i transporteve Mile Janakievski largohen nga qeveria. Largohet edhe shefi i shërbimit të zbulimit Sasho Mijalkov

Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski zëvendëson ministren e punëve të brendshme, Gordana Jankulovska dhe ministrin e transporit, Mile Janakievski.

Mjetet maqedonase të informimit thanë se kryeministri Gruevski i ka propozuar parlamentit për ministër te ri të punëve të brendshme Mitko Çavkovin, aktualisht drejtor i byrosë për siguri publike ndërsa Vlado Misajlovskin për ministër të transportit.

Njoftohet se edhe drejtori i drejtorisë për zbulim dhe kundërzbulim, Sasho Mijalkov ka dhënë dorëheqje.

Parlamenti pritet të mblidhet të mërkurën për të miratuar ndryshimet.

Ndryshimet në qeveri pasuan përleshjet e armatosura në Kumanovë, që lanë pas vetes 22 të vrarë por edhe krizën politike të nxitur nga afera e përgjimeve.

XS
SM
MD
LG