Lidhje

Kryeministri Gruevski për pritjet për vitit 2015


Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski gjatë një paraqitjeje televizive sot, me rastin e fundvitit, ka folur për pritjet për vitin 2015, duke paralajmëruar ndryshime kushtetuese dhe hyrjen në fuqi të rregullores ligjore në administratën publike. Ai tha se disa gjëra do të ndryshojnë rrënjësisht në këtë fushë.
Zoti Gruevski, po ashtu, paralajmëroi ndryshime në ligjet e sistemit gjyqësor që do të mundësonin, sipas tij, një gjyqësor më të efektshëm dhe më të drejtë.
Kryeministri maqedonas foli për reformat në arsim, për shtimin e investimeve të huaja dhe për çështje të tjera me përparësi për vendin.
Ndërkohë, sipas një studimi të Agjensisë Brima - Gallup, pothuaj se gjysma e të intervistuarve në Maqedoni mendojnë se viti 2015 do të jetë i njejtë për ta, siukurse viti që po e lëmë pas dhe një e treta janë optimistë se viti që vjen do të jetë më i mirë se 2014-ta.
XS
SM
MD
LG