Lidhje

Maqedoni: Shembet kulmi i spitalit të Gostivarit


Maqedoni: Shembet kulmi i spitalit të Gostivarit
Maqedoni: Shembet kulmi i spitalit të Gostivarit

Mbrëmë pas mesnate, si pasojë e erës së fuqishme në Gostivar të Maqedonisë, është rrëzuar kulmi i spitalit të qytetit.

Nuk ka pasoja në njerëz ndërkohë që është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material. Personeli spitalor që ishte në detyrë gjatë incidentit shprehet se ishin frikësuar për sigurinë e tyre dhe të pacientëve nga pasojat e erës. Drejtoria e spitalit ka bërë të ditur se pacientët nga pavijoni i fëmijëve që ndodhet në katin më të lartë të spitalit ishin evakuuar për t’iu shmangur ndonjë fatkeqësie eventuale. Shërbimet e spitalit megjithatë kanë vazhduar sot punën pa pengesë. Kulmi i rrëzuar ishte vendosur para shtatë vjetësh. Ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani, i cili vizitoi spitalin e Gostivarit paralajmëroi se meremetimi do të fillojë sa më parë që të jetë e mundur, për t’iu shmangur shiut dhe kushteve të pavolitshme klimatike.

XS
SM
MD
LG