Lidhje

Maqedonia reagon ndaj termit "popullata sllave"


Jess Baily
Jess Baily

Ministria e jashtme e Maqedonisë shprehu shqetësim lidhur me përdorimin e shprehjes “popullata sllave” nga ambasadori i ardhshëm amerikan në Shkup.

Ministria tha se shprehja, që thuhet se është përdorur nga ambasadori Jess Baily në Komisionin për marrëdhëniet me jashtë të Senatit amerikan, vë në pikëpyetje identitetin dhe lëndon ndjenjat e popullit maqedonas. Ministria e Jashtme ia shprehur shqetësimin zëvendës-ambasadorit amerikan në Shkup.

Në Komisionin e Senatit, ambasadori Jess Baily theksoi mes të tjerash nevojën që Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë për anëtarësimin e Maqedonisë në Nato dhe në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG