Lidhje

Shfaqet në Shkup opera "Skënderbeu"


Në kuadër të manifestimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptar, sonte në Shkup do të shfaqet opera ‘Skënderbeu’ e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, nga Tirana. Një ansambël prej rreth dyqind artistësh, përfshirë orkestrën dhe korin, do të ngjiten në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Shkup, ku artdashësit kanë shfaqur një interes të madh për ta parë këtë vepër, e cila ka bërë jehonë.
XS
SM
MD
LG