Lidhje

Konstituohet Parlamenti i ri në Maqedoni


Sot u bë konstituimi i Parlamentit të ri të Maqedonisë dhe u rizgjodh kryetari i tij.
Komisioni përkatës për vërtetimin e mandateve konfirmoi vërtetimin e të gjithë njëqind e njëzet e tre deputetëve, ndonëse opozita maqedonase e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate nuk erdhi në seancën solemne dhe ka njoftuar se nuk i pranon mandatet e deputetëve të saj, të marra në zgjedhjet e 27 prillit. Pokështu, veproi edhe partia Rilindja Demokratike Kombëtare, e cila ka fituar një vend në Parlament.

Trajko Veljanovski u rizgjodh me 87 vota, edhe për një mandat katërvjeçar në postin e kryetarit të Parlamentit. Asnjë nuk votoi kundër.Bashkimi Demokratik për Integrim, ka hequr dorë mbrëmë nga pretendimet për postin e kryetarit të Parlamentit, dhe me që mori pjesë në seancën e parë dhe e votoi kuadrin e VMRO-së, rezulton se partia shqiptare të ketë një marrëveshje në parim, me VMRO-DPMNE-në për koalicionin e ri qeveritar, por deri tash asnjë nga zyrtarët e BDI-së nuk ka dhënë asnjë hollësi.

Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit, Trajko Veljanovski tha se është kryetar i të gjithëve, pa dallim përkatësie politike, etnike apo fetare. Ai tha se zotohet për arritjen e vlerave më të larta demokratike dhe për kapërcimin e sfidave të reja; ndërkohë që theksoi nevojën për zgjidhjen e problemeve, siç është ai i emrit të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG