Lidhje

Maqedoni: Miratohen ndryshimet në ligjin për arsimin


Parlamenti i Maqedonisë miratoi të mërkuren pasdite ndryshimet në ligjin e arsimit, që detyrojnë studentët t’i nënshtrohen një provimi shtetëror gjatë kohës së studimeve dhe pas mbarimit të tyre.

Këtyre ndryshimeve u kanë paraprirë debate të shumta në opinionin publik. Studentët e kanë pritur me keqardhje vendimin e ligjvënësve, ndërsa kanë paralajmëruar se do të dalin në protesta dhe se do t’i radikalizojnë veprimet e tyre.

Ministri i Arsimit, Abdulhaqim Ademi, para se të votoheshin ndryshimet e ligjit, tha se Ministria ishte e hapur që të pranonte propozime për përmirësime të ligjit, përmes amendamenteve.

Por, deputetët e Partisë Demokratrike Shqiptare e akuzuan ministrin Ademi se po bëhej një mashë në duart e partisë VMRO-DPMNE. PDSH-ja opozitare tha se zoti Ademi, së pari duhet të heqë nga përdorimi tekstet shkollore që ofendojnë shqiptarët, të vërë në përdorim Abetaren e unifikuar për nxënësit shqiptarë në Maqedoni dhe t’i ndryshojë zyrtarisht emrat e katër shkollave të Shkupit.

XS
SM
MD
LG