Lidhje

Vullentarë të Korpusit të Paqes në Maqedoni


Një grup prej 50 vullnetarësh amerikanë në kuadër të Korpusit të Paqes arritën të dielën në Maqedoni.

Vullnetarët e moshës 22 deri 64 vjeç, gjatë qëndrimit të tyre në Maqedoni do të angazhohen si mësimdhënës të gjuhës angleze, në fushën e zhvillimit të komuniteteve, në partneritet me shkollat fillore dhe të mesme, me institucionet qeveritare dhe vendore, si dhe me organizatat joqeveritare.

Nga viti 1996, nëpër fshatrat dhe qytetet e Maqedonisë kanë shërbyer rreth 600 vullnetarë të Korpusit amerikan të Paqes. Ata kanë shkuar atje me ftesë të qeverisë së Maqedonisë. Pjesëtarët e kësaj organizate kanë gjetur mikpritje dhe janë vlerësuar për kontributin e tyre prej popullsisë.

Vullnetarët i priti drejtori i Kopusit të Paqes në Maqedoni, Mark Hanafin me stafin dhe pjesëtarë të tjerë të organizatës që veprojnë në vend.

XS
SM
MD
LG