Lidhje

Shkup, marrëveshje për reformën zgjedhore

  • Isak Ramadani

Drejtuesit e katër partive kryesore në Maqedoni arritën të marten marrëveshje për përbërjen e plotë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ai Ahmeti dhe Menduh Thaçi, me ndihmën e ndërmjetësit në bisedime, Peter Van Houtte dhe ambasadorëve Jess Baily të SHBA-së dhe Aivo Orav të BE-së, vendosën t’i hapin rrugën reformave, megjithëse mbeten ende shumë punë për t’u bërë, deri para zgjedhjeve të 24 prillit, të vitit të ardhshëm.

Drejtuesit politik i propozojnë Parlametit që t’i miratojë Rexhep Prekopucën, Atanas Urumovin dhe Aleksandar Çiçakovskin si ekspertë të pavarur, anëtarë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Në një deklaratë të përbashkët, katër drejtuesit i bëjnë thirrje Parlamentit që t’i përfundojë sa më shpejtë procedurat e nevojshme, me qëllim që KSHZ të fillojë punën dhe të marrë kompetencat për përgatitjen e zgjedhjeve dhe të krijojë kushte të barabarta parazgjedhore.

Kryetari dhe nënkryetari i KSHZ-së do të zgjidhen nga radhët e tre ekspertëve, sipas ndryshimeve të reja të Kodit zgjedhor. Dy partitë shqiptare kanë propozuar dy kandidatët e tyre, që deri tash kanë ushtruar detyrën e anëtarëve në KSHZ: BDI, Subhi Jakupin dhe PDSH, Bedredin Ibrahimin. Komisioni do të ketë nëntë anëtarë.

Ndërmjetësi Van Houtte shpreson se brenda pak ditëve që vijnë, do të gjindet një zgjidhje edhe për ligjin e medias, që është një nga kushtet e dalura nga Marrëveshja politike e 2 qershorit dhe aneksit të 15 korrikut, e cila synon t’i japë fund krizës së gjatë politike në Maqedoni.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG