Lidhje

Protesta me motive nacionaliste në Maqedoni


Macedonia tensions
Macedonia tensions

Protestuesit i vunë zjarrin flamurit shqiptar dhe ushtruan dhunë ndaj kalimtarëve shqiptarë të rastit

Në Shkup, dhjetra qyetarë kanë marrë lëndime sot në orët e vona të pasdites, pas një proteste që grupe tifozësh maqedonas organizuan para qeverisë.

Protestuesit të organizuar përmes rrjetit social FaceBook kundërshtonin emërimin e Talat Xhaferit si Ministër i Mbrojtjes. Protestuesit qëlluan me gurë forcat e policisë të mbledhura para ndërtesës si dhe dëmtuan makinat dhe dyqanet aty pranë.

Duke u shpërndarë, protestuesit kanë ushtruar dhunë ndaj kalimtarëve shqiptarë të rastit. Sipas burimeve spitalore të paktën pesë policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa dy persona të rrahur janë në gjendje të rëndë.

Protestuesit i kanë vënë zjarrin edhe flamurit shqiptar. Organet policore thonë se po kryejnë hetime për autorët e dhunës. Analistët mendojnë se dhuna ndëretnike ka për bazë krizën politike që kishte përfshirë vendin që prej mjuajit dhjetor.
XS
SM
MD
LG