Lidhje

Maqedoni: Policia pengon protestën e gazetarëve


Policia speciale maqedonase pengoi sot protestën e gazetarëve në qendër të Shkupit, që kishte për qëllim shprehjen e indinjatës kundër vendimit të një gjykate të Shkupit, e cila dënoi një gazetar maqedon me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Rreth dyqind gazetarë dhe punëtorë të medias u mblodhën para muzet të “Organizatës Revolucionare Maqedonase” duke mbajtur pankarta me kritika ndaj pushtetit të kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski dhe kundër gjyqësorit, të cilin gazetarët e konsiderojnë si të ndikuar politikisht.

Dhjetra policë të njësiteve speciale penguan protestuesit që t’i afroheshin ndërtesës së muzeut, dhe përveç shtyrjeve midis tyre, nuk pati ndonjë incident. Në ndërtesën e muzeut janë paraparë të mbahen ceremoni me rastin e ditës së VMRO-së, që është dhe festë shtetërore.

Bashkëshorja e gazetarit të dënuar Tomisllav Kezharovski u tha mjeteve të informimit se burri i saj ishte vendosur në kushte tepër të këqija në burg. Ai u dënua për shkak të zbulimit të identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në një rast krimi.
XS
SM
MD
LG