Lidhje

SHBA nxit Shkupin të ndjekë afatet për prokuroren e posaçme


Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily tha të enjten se detyrimet lidhur me çështjen e Prokurores së posaçme duhet të përfundojnë brenda afateve të parashikuara, që burojnë nga marrëveshja politike e 2 qershorit.
Ai tha se 108 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë, katër partitë kryesore dhe Këshilli i Prokurorëve e kanë zgjedhur prokuroren e posaçme Katica Janeva si profesioniste në fushën e saj dhe se tash duhet dhënë mjetet e nevojshme për të cilat prokurorja e posaçme mendon se janë të domosdoshme për veprimtarinë e saj.
Ambasadori amerikan theksoi nevojën për zbatimin e një procesi të besueshëm dhe të pavarur mbi çështjet që kanë dalur nga skandali i bisedimeve të përgjuara.
Z. Baily vërejti se ka ngelur vetëm edhe pak kohë që të kryhen gjëra të rëndësishme në vend.
Një ditë më parë, Këshilli i Prokurorëve miratoi vetëm shtatë nga katërmbëdhjetë prokurorët e propozuar nga zonja Janeva, si ndihmës të saj. Ndërkaq, Prokurori i përgjithshëm Marko Zvërlevski paralajmëroi se do të ngrejë nismë tek Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e ligjit për prokurorin e posaçëm, sepse është politik, sipas tij.
XS
SM
MD
LG