Lidhje

Katër të vdekur nga vërshimet në Tetovë

  • Isak Ramadani

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe një llogaritet i zhdukur nga pasojat e motit të lig në rajonin e Tetovës

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar të hënën vërshime të mëdha në Tetovë dhe në fshatrat malore, duke lënë pas vetes katër të vdekur, një të zhdukur dhe disa të lënduar.

Në mesin e viktimave tashmë të konfirmuara janë tre fëmijë, njëri nga të cilët 7 vjec nga fshati Shipkovicë dhe një i moshuar nga Reçica e Madhe e Tetovës.

Moti i lig ka shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale, ka dëmtuar shumë rrugë duke lënë të bllokuara disa fshatra të Tetovës.

Qeveria e Maqedonisë të martën do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar gjendjen në zonat e përmbytura.

XS
SM
MD
LG