Lidhje

Maqedoni: Gjykata rrëzon nismat për UÇK-në

  • Isak Ramadani

Nismat lidhen me rishikimin e amnistisë së luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë i hodhi poshtë sot dy nismat për rishikimin e amnistisë së luftëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Nisma e parë e ngritur nga familjarët e dymbëdhjetë maqedonasve të zhdukur në konfliktin e vitit 2001 kontestonte ligjin e amnistisë për ish-luftëtarët shqiptarë, të miratuar në vitin 2002, ndërsa nisma e dytë e ngritur nga zyrtarë të partisë VRMO-DPMNE kishte të bënte me katër rastet e njohura si “të Hagës”.

Parlamenti i Maqedonisë vitin e kaluar bëri interpretimin autentik të ligjit të amnistisë duke liruar nga akuzat e gjykatave vendëse për krime lufte drejtuesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe komandantë të tjerë të gueriljes shqiptare.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese njëzëri e hodhën poshtë nismën e parë dhe me shumicë votash edhe nismën e dytë, duke lënë të kuptohet se amnistia dhe interpretimi i saj janë në përputhje me kushtetutën e vendit.
XS
SM
MD
LG