Lidhje

Maqedoni: Kontroll për ligjshmërinë e votuesve


Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoi, pas shumë debatesh, konfirmoi se do të kontrollohen derë më derë mbi 100 mijë persona, për t’u vërtetuar nëse janë të ligjshëm si votues.

Komisioni do të kontrollojë edhe disa dhjetra mijë votues të tjerë që figurojnë në Listën zgjedhore. Vendimit të Komisionit zgjedhor i kanë paraprirë mjaft spekulime në media që thonin se janë rreth 500 mijë votues të kontestueshëm dhe rreth 200 mijë prej tyre të ishin votues fiktivë. Nuk dihet nëse kontrolli që do të bëhet do të prekë diasporën, përkatësisht shtetasit e Maqedonisë të cilët nuk janë kthyer në vendlindje brenda 12 muajve të fundit.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të bëjë pastrimin e Listës zgjedhore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të planifikuara për më 5 qershor. Çështja e regjistrit zgjedhor në Maqedoni ka qenë temë debatesh si brenda vendit poashtu edhe nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Maqedonia me rreth 2 milion banorë ka një trup votues prej 1 milion e tetëqind mijë votuesish.

XS
SM
MD
LG