Lidhje

Clinton, Trump, së shpejti në Muzeun Madame Tussauds


Muzeu Madame Tussauds në Uashington, i cili ekspozon statujat prej dylli të personaliteteve nga e gjithë bota, së shpejti do të jetë gati të presë statujat e dy kandidatëve për president Hillary Clinton dhe Donald Trump.

Muzeu publikoi imazhet e para të kallëpeve që janë në përpunim e sipër në Londër. Ato do të jenë gati në prag të zgjedhjeve të 8 nëntorit për presidentin e 45 amerikan.

Muzeu ekspozon statujat prej dylli të disa presidentëve, por këtë vit një nga vështirësitë e skulptorëve do të jetë të gdhendin me saktësi stilin e veçantë të flokëve të kandidatit Trump. Për detajet e gdhendjes së skulpturave punon një ekip i madh artistësh.

Skulptura prej dylli e fituesit të zgjedhjeve të këtij viti do të ekspozohet edhe në Londër, Orlando dhe Nju Jork.

XS
SM
MD
LG