Lidhje

Madonna mbështet grupin që këndoi kundër Putinit


Madonna, u shpreh në mbështetje të tre këngëtareve ruse që interpretuan kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Gjatë pregatitjeve për koncertin e saj në Moskë, këngëtarja amrikane tha se tre vajzat duhet të lirohen nga burgu.
“Është një subjekt kundrathënës. Unë besoj pa asnjë dyshim tek liria e të shrehurit dhe jam kundër çensurës, ndaj shpresoj se gjykatësi do të jetë i butë me ato vajza e do t’i lirojë së shpjeti. “

Tre pjestaret e një grupi punk në Rusi mbahen në arrest nën akuzën e huliganizmit. Dy javë përpara rikthimit të zoti Putin në presidencë në muaji mars, ato interpretuan në katedralen kryesore të Moskës kundër tij, me një këngë të quajtur “lutje punk” me titull “ Mari e shenjtë, largoje Putinin!”

Tre këngëtaret kanë 5 muaj që qëndrojnë të burgosura dhe nëse shpallen fajtore për akuzën e ngritur, mund të përballen me deri 7 vite burg.
XS
SM
MD
LG