Lidhje

Del para gjykatës vrasësi i ligjvënëses britanike


Thomas Mair, njeriu që akuzohet se vrau ligjvënësen britanike Jo Cox disa ditë më parë, doli para gjyk ndërsa akuzohet për vrasje dhe krime të tjera. Kur u pyet të shqiptonte emrin e tij në bazë të procedurave në gjykatën e Londrës, Mair tha, “emri im është vdekje tradhëtarëve, liri për Britaninë,” një aludim i qartë ndaj referendumit britanik për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Ky ishte komenti i tij i vetëm në gjykatë sot. Ligjvënësja Cox ishte mbështetëse e qëndrimit të Britanisë në radhët e Bashkimit Evropian. Policia në Yorkshire, prej nga ishte ligjvënësja, po zhvillon hetime, por nuk ka të konfirmuar dhe as ka hedhur poshtë thëniet që i dyshuari për vrasjen e ligjvënëses 41 vjeçare, mund të ketë qënë i motivuar nga fryma nacionaliste e së djathtës ekstreme.

Disa dëshmitarë të ngjarjes thonë se 52 vjeçari Mair thirri “Britania e Para” ndërsa qëlloi ligjvënësen tre herë, e goditi me thikë dhe pastaj e tërhoqi nga flokët nënën e dy fëmijëve.

Partia e vogël e ekstremit të djathtë, “Britain First”, (Britania e Para), që ka bërë fushatë për disa vite që vendi të largohej nga Bashkimi Evropian, tha se nuk ishte e përfshirë në sulmin ndaj ligjvënëses pro evropiane, ndërsa udhëheqja e partisë e ka dënuar aktin.

Një burim britanik nga policia në Yorkshire i tha Zërit të Amerikës se hetuesit po hetojnë për lidhjet që mund të ketë patur Mair me grupet e ekstremit të djathtë dhe gjithashtu po shqyrtojnë historinë e gjendjes së tij mendore.

Organizata “Southern Poverty Law Center” me qendër në Shtetet e Bashkuara e cila monitoron grupet e urrejtjes në Amerikë dhe në shkallë ndërkombëtare, thotë se Mair ishte që nga viti 1999, mbështetës i një grupi amerikan neo-nazist, të quajtur Aleanca Kombëtare

XS
SM
MD
LG