Lidhje

Fitore historike për Kelmendin


Majlinda Kelmendi Judo

Majlinda Kelmendi Judo

Majlinda Kelmendi siguroi për Kosovën titullin e parë botëror në xhudo

Majlinda Kelmendi siguroi për Kosovën titullin e parë botëror në xhudo, kur ajo fitoi ndaj Erika Mirandës së Brazilit në garën për medalje të artë në kategorinë e 52 kilogramëve në Rio de Janeiro.

Fitorja e 22 vjeçares nga Peja, e para kosovare që merr një medalje në një kampionat që kur Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, nuk ishte e papritur pasi ajo shkoi në Rio de Janeiro e radhitur e para në kategorinë e saj, pasi fitoi në garën prestigjioze Masters.

Publiku brazilian u zhgënjye dhe në fillim tifozët vendas e shprehën pakënaqësinë e tyre duke bërtitur kundër saj, por shumë shpejt e duartrokitën atë. Pasi shprehu entuziazmin për fitore, Kelmendi përqafoi trajnerin e saj Driton Kuka, një ish-anëtar i UÇK-së. Fitorja e saj ishte emocionale edhe për Marius Vizerin, President i Federatës Ndërkombëtare të xhudos, i cili e ka mbështetur dhe ndihmuar atë, si edhe e ka inkurajuar përparimin e këtij sporti në Kosovë.

Edhe për Erika Mirandën ishte medalja e saj e parë në nivel botëror ose olimpik, pasi 26 vjeçarja kishte humbur medaljen e bronxit në kampionatet botërore në 1007 dhe 2010.

Është hera e parë që Brazili fiton një medalje në këtë kategori.

Medaljet e bronxit i morën Mareen Kraeh e Gjermanisë dhe Yuki Hashimoto e Japonisë.
XS
SM
MD
LG