Lidhje

Panairi i makinave në Frankfurt


Veturat më luksoze në botë

Ato janë makinat më luksoze që mund të blihen. Këtu përfshihen Porsche, Rolls Royce dhe Ferrari të cilat janë ekspozuar në panairin e makinave në Frankfurt të Gjermanisë.

Për ata që kanë jetë ekstravagande dhe janë të apasionuar pas makinave, padyshim që panairi i makinave në Frankfurt është vendi për të qenë. Qindra makina po ekspozohen këtu që nga veturat hibride deri tek ato më të shtrenjtat.

Dhe si zakonisht, janë veturat luksoze nga kompanitë e njohura që janë në qendër të vëmendjes.

Prodhuesi italian i makinave sportive luksoze, Lamborghini, nxori krijimin e fundit, Lamborghini Gallardo Squadra Corse. Motori me 10 pistona dhe kapacitet prej 5.2 litrash peshon vetëm 1340 kilogramë dhe brenda 3.4 sekondash mund të arrijë shpejtësinë nga zero në 100 kilometra në orë. Gallardo është më e njohura e Lamborghinit që nga 2003 duke shitur 10 mijë vetura në mbarë botën.

Stepahn Winkelmann drejton kompaninë Lamborghini.

“Është për të apasionuarit e këtij modeli që dëshirojnë më të mirën.”

Vetura do të jetë në treg brenda disa muajsh me një çmim prej 265 mijë dollarësh.

Nga ana tjetër, rivali gjerman Porsche po ofron modelin 918 Spyder. Me një motor me 8 cilindra dhe kapacitet 4.6 litra Spyder ka vënë rekorde të reja në pistën e garave gjermane. Ajo arrin shpehtësinë nga zero në 100 kilometra në orë brenda 2.8 sekondash. Bukuroshja mund të ngitet në pesë mënyra të ndryshme, që nga tërërisht elektrike deri vetëm në benzinë. Nëse e nget në mënyrën elektrike, Spyder mund të arrijë nga 0 në 100 kilometra në orë brenda 7 sekondash. Më luksoze dhe më e arritur sesa Lamborghini Gallardo Squadra Corse por ama edhe më e kushtueshme me një çmim prej 845 mijë dollarësh.

Ferrari po ashtu u paraqit me prodhimine tij të fundit. Vetura me një motor me 8 cilindra dhe djegie 4.5 litër peshon 1395 kilogram dhe arrin shpejtësinë e 100 kilometrave brenda 3 sekondash. Ferrari ende se ka përcaktuar çmimin por pritet të kushtojë mbi 200 mijë dollarë.

Nëse mendoni se Ferrari, Porsche dhe Lamborghini janë paksa të kushtueshme, Bugati atëherë do të ju befasojë. Makina e fundit legjendë Jean Bugatti ka marrë emërin e djalit të themeluesit të kompanisë Ettore Bugatti.

Me një kosto prej mbi 3 milion dollarësh pa shtuar këtu taksat dhe transportin, çdo makinë është bërë e veçantë për Azinë, Evropën dhe Amerikën e Veriut, duke ulur shanset që dy makina të njëjta të shikohen ndonjëherë në të njëjtin vend, vetëm nëse kalon kontinentin.

Brendësia e veturës është e ndërtuar me çelik, platinum dhe dru.

Stefan Brungs është me kompaninë Bugatti.

“Një blerës i Bugattit ka mesatarisht 32 makina në koleksion. Ata kujdesen shumë mirë për koleksionet e tyre dhe zakonisht shumë prej tyre kanë muzeumet e veta ku shfaqin makinat e tyre.”

Një tjetër makinë që mesa duket do të blehet nga koleksionuesit është Rolls Royce Phantom Celstial. Vetëm një e tillë është prodhuar dhe do të shitet për një shumë sekrete, që pritet të jetë e lartë.

Prodhuesi britanik Bentley ka ekspozuar GT sport me 8 cilindra me dy dyer dhe me katër dyer. Çmimi ende nuk është përcaktuar por mendohet të jetë rreth 200 mijë dollarë.

Panairi i makinave në Frankfurt do të vazhdojë deri me 22 shtator.

XS
SM
MD
LG