Lidhje

Makina që përdor energjinë diellore


Në fillim të shekullit të XX-të, energjia elektrike, ajo me avull dhe benzina konkurronin për epërsinë mbi automobilët. Sot, makinat mund të funksionojnë me benzinë, bateri elektrike, ose të dyja.

Makina C-Max Solar Energi Concept nuk është makina e zakonshme hibride.

“Ajo në fakt mund të funksionojë nga tre burime energjie. Nga karikimi me energji elektrike, nga rrezet e diellit, ose me benzinë. Pra, është e mirë nga të tëra anët.”

Dhe, shton zyrtari i firmës Ford, Mike Tinskey, mund të jetë e ardhmja e transportit. Ai shpjegon se si panelet diellore, të vendosura në tavan të automjetit, do të shfrytëzojnë energjinë e diellit.

“Mendoni për të sikur të jetë një strukturë parkimi. Është një tendë poshtë së cilës parkohen automjeti, ndërkohë që ajo kap energjinë ddiellore. Çdo ditë që bateria karikohet plotësisht, dhe makina mund të ecë rreth 35 kilometra vetëm me energji elektrike...energji e lirë, e pastër, çdo ditë.”

Prodhuesit kryesorë të makinave e kanë përdorur energjinë e diellit në të kaluarën. Por panelet diellore ose janë përdorur për pajisje të tjera si ajër të kondicionuar, ose për makina jo-praktike testimi, sipas historianit të automobilave Leslie Kendall.

“Makinat duhej të ishin të lehta për të qenë aerodinamike. Duhej të ishin tejet efikase dhe nuk ishin praktike. Por tani kemi një makinë moderne që mund ta përdorësh realisht çdo ditë. Energjia diellore nuk është burimi i saj i vetëm, por është një hap i madh drejt saj.”

Zyrtarët e Fordit thonë se para se të fillojnë me prodhimin në masë, ata kanë ende disa çështje për të zgjidhur...si të mbahet automjeti ftohtë nën tendë dhe se si mos të lejohen njerëzit të ecin nën të kur është në karikim.
XS
SM
MD
LG