Lidhje

Makinat e së ardhmes nga General Motors

  • Kane Farabaugh

Makinat e së ardhmes nga General Motors

Makinat e së ardhmes nga General Motors

Pasi u rimëkëmb nga falimentimi vitin e kaluar, prodhuesi amerikan i makinave në Detroit, General Motors, premtoi të bëhej një kompani më efikase, duke shitur më shumë makina që kërkohen nga konsumatorët. Një prej makinave që General Motors shpreson për sukses në të ardhmen është Chevrolet Volt, që funksionon me karburant dhe elektrik. Volt është makina e parë në një seri makinash të tilla, prodhuesit e të cilave premtojnë se do të krijojnë një farë pavarësie nga karburanti. Por siç vihet në dukje në materialin në vazhdim, ndërsa prodhuesit e këtyre makinave duan t’i karakterizojnë ato si makinat e së ardhmes, teknologjia e re dhe çmimi i tyre, mund t’i mbajnë larg blerësit.

Inxhinjerët thonë se kjo makinë mund të udhëtojë deri në 64 kilometra para se të fillojë të përdorë karburant.
Ajo përdor një bateri shumë moderne, që mund të karikohet si çdo pajisje elektrike.
General Motors shpreson që ideja e një makine eletrike ta bëjë Voltin makinën më të shitur.
“Volt është makina elektrike e së ardhmes”.
Don Hillebrand, drejtor i qendrës Argon për studimet e transportit, thotë se General Motors ka investuar shumë tek Volti.
“Është një rrezik i madh që po ndërmer General Motors. Dhe rreziku nuk ka të bëjë thjeshtë me punën dhe fondet, por edhe me reklamat që kjo kompani bën për këtë makinë”.

Pasi General Motors arriti në një pikë tepër të vështirë, duke kërkuar mbrojtje nga ligji i falimentimit, gjë që çoi në eliminimin e shumë modeleve, si Saturn, Hummer, Saab dhe Pontiac, kompania e përqëndroi vemendjen në modelet e mbetura si Kadillak, Buick, GMC dhe Chevrolet. Në një numër panaire automobilësh këtë vit, General Motors po reklamon makina më moderne dhe më efikase, që ka në plan të shesë në të ardhmen në përpjekje për të tërhequr konsumatorët dhe për të konkuruar me prodhuesit e huaj të makinave.

Volti është në qendër të strategjisë së kompanisë General Motors.
Për shkak të kostos së teknologjisë së baterisë për këtë makinë, modelet e saj të para do të jenë më të shtrenjta se shumë makina të prodhuara nga General Motors.
“Ne dëshirojmë që Volti të arrijë në një çmim që ta bënte të shitej me dhjetra mijëra në vit në Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë.”

General Motors nuk ka folur rreth çmimit të kësaj makine, por analistët parashikojnë se ajo mund të shitet për rreth 35 mijë dollarë.

Zoti Posavatc thekson cilësitë e makinës Volt për një kredi taksash federale prej 7, 500 dollarësh, që u jepen blerësve të makinave elektrike. Ai shton gjithashtu se kostoja vjetore e karburantit për pronarët e makinës Volt duhet të jetë shumë më e ulët.
“Me siguri që nuk do të jetë makina më e shtrenjtë Chevrolet. Dhe duke pasur parasysh përfitimet prej saj, çmimi i saj neto mund të ulet në rreth 30 mijë dollarë”.

Kjo makinë do të shitet së pari në Kaliforni nga fundi i këtij viti dhe disa muaj më vonë në shtete të tjera. Drejtori i linës së makinave Volt Posavatc thotë se General Motors ka në plan që deri nga mesi i vitit të ardhshëm ta eksportojë Voltin në Kinë dhe në Evropë.

Por Volti do të ndeshet menjëherë me konkurencë në Shtetet e Bashkuara. Prodhuesi japonez i makina Nissan thotë se ka në plan të nxjerrë në treg makinën elektrike Leaf deri në fund të vitit. Kompania Nissan thotë se kjo makinë nuk përdor fare karburant.


XS
SM
MD
LG