Lidhje

Defektet në automjetet japoneze


Katër kompani kryesore japoneze kanë kërkuar tërheqjen e rreth 3,4 milionë makinave në mbarë botën, për shkak të problemeve të mundshme me qeset e ajrit.

Firmat Toyota, Nissan, Honda dhe Mazda thanë sot se arsyeja për tërheqjen nga tregu të makinave ishte se qeset difektoze të ajrit, prodhim i kompanisë Takata të pjesëve të këmbimit për makina, mund të shpërthenin, ose të merrnin flakë. Nuk ka patur njoftime për plagosje, apo vdekje për shkak të këtyre difekteve.

Kompania Toyota ka kërkuar tërheqjen e 1,7 milionë automjeteve, prëfshirë modelet Tundra dhe Corolla. Honda ka kërkuar tërheqjen e 1,1 milionë makinave, përfshirë modelet Civic dhe Odyssey. Kompania Nissan thotë se qeset difektoze të ajrit u gjetën tek 480 mijë makina të prodhuara në Japoni mes viteve 2 mijë dhe 2004. Mazda ka kërkuar tërheqjen e 45 mijë makinave të kompanisë.
XS
SM
MD
LG