Lidhje

Makinat klasike në Britaninë e Madhe


The ad on the left, for a San Francisco auto dealer, touts the merits of the 1929 Stutz, one of the classic cars made in Indiana.

The ad on the left, for a San Francisco auto dealer, touts the merits of the 1929 Stutz, one of the classic cars made in Indiana.

Makinat klasike e të restauruara me kujdes dolën përsëri këtë viti në Silverstone, vendin ku çdo vit mbahet gara Grand Prix e Britanisë së Madhe. Makinat e hershme Ferrari, Bugatti, Ford dhe Maserati morën pjesë në garën më të madhe të këtij lloji në botë. Gara Silverstone Classic u zhvillua nga 26 deri në 28 korrik.

Një makinë Ferrari Dino e viteve 1960 shkëlqen. Dikur ajo gjëmonte nëpër botë në qarkun e garave Formula 1. Pas gjysëm shekulli, ajo ende tërheq turma admiruesish. Kjo është Silverstone Classic, gara më e madhe në botë për makinat klasike. Këtu turmat mund të shohin makinat më të bukura të garave nga e kaluara, përfshirë Grand Prix, Formula 1, GT, dhe prototipe që nga vitet 1930.

Sipas drejtorit të kësaj gare, Nick Wigley, mundësia për t’i shkuar pranë këtyre makinave historike është ajo që i tërheq njerëzit më shumë në këtë eveniment.

“Vizitorët tanë mund të vijnë dhe bisedojnë me shoferët, të mbledhin autografe në qoftë se ata duan, t’i prekin makinat, të bëjnë fotografi afër tyre, dhe të kuptojnë me të vërtetë ndjesinë se si do të ishte të merrje pjesë në ato gara”.

I të njëjtit mendim është edhe një nga vizitorët, 11-vjeçarin Harvey Stuart.

“Po kjo është me të vërtetë diçka e këndshme, makinat janë të mrekullueshme dhe më pëlqen që mundem t’u shkoj afër dhe të mund t’i prek.”
Ngjarja tre ditore përfshiu më shumë se 1.000 makina klasike garash, por të ndërtosh dhe të ngasësh një makinë të tillë klasike nuk është e thjeshtë.

Umberto Bianchi ka ardhur nga Monza e Italisë me këtë Maserati, të cilit i jep edhe një llustër tjetër. Ai nuk e zotëron këtë makinë, por vetëm i bën asaj shërbime.

“Të rindërtosh këtë makinë duhen rreth 1.000 orë pune dhe katër njerëz.”

Robert Bremner është këtu për garën ... në fakt, kjo është gara e tij e parë me makina klasike.

Zakonisht ai garon me makina moderne, por kur ky shofer i gjatë pa që kishte dalë në shitje kjo makinë AL10 Connaught e vitit 1953, ai nuk mund të rezistonte. Dhe sa ndryshojnë makinat klasike nga ato moderne?

"Janë krejt ndryshe. Unë e kam të vështirë që 1.90 metra i gjatë, të më përshtatet një makinë e hershme e garave, dhe kur e pashë këtë makina, thashë me vete: tani ose kurrë".

Zoti Bremner e pranon se garimi me makina klasike është hobi e pazakontë - për të mos përmendur që kushton shumë.
XS
SM
MD
LG