Lidhje

Mal i Zi: Simpozium për kryengritjen shqiptare të vitit 1911

  • Ali Salaj

Mal i Zi: Simpozium për kryengritjen shqiptare të vitit 1911

Mal i Zi: Simpozium për kryengritjen shqiptare të vitit 1911

Në kuadër të shënimit të 100-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë në Tuz të Malit të Zi u mbajt simpoziumi shkencor me temën “Kryengritja e Malësisë së Madhe 1911-2011” ku morën pjesë mbi 20 studiues nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi. Në përfundimet dyditore të simpoziumit, këshilli organizues propozoi që 6 prilli, dita e ngritjes së flamurit kombëtar, të shënohet në kalendarin e festave shtetërore të Malit të Zi.

Aktivitetet e shënimit të 100 vjetorit të Kryengritjes së Malësisë filluan më 25 mars me zbulimin e pllakës përkujtimore viktimave të para të kryengritjes. Më pas, u inaugurua përmendorja në Rapsh të Hotit, u vendosën lule në varrezën e Tringë Smajlës dhe në përmendoren e dëshmorëve në Kojë. Manifestimet priten të përmbyllen sot më 6 prill në Bratilë ku 100 vjet më parë është ngritur flamuri kombëtar, me ç’rast do të zbulohet pllaka përkujtimore, vepër e skulptorit shqiptar Pjerin Kolnikaj.

XS
SM
MD
LG