Lidhje

Mal i Zi: Tubime me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip”


Ulqini, qytet i banuar me shqiptarë në Mal të Zi
Ulqini, qytet i banuar me shqiptarë në Mal të Zi

Këshilli Nacional i Shqiptarëve organizoi tubime me qytetarët e Plavës e Gucisë, Malësisë, Tivarit dhe Ulqinit me moton “Jemi shqiptarë, flasim shqip” me qëllim të njohjes së opinionit publik mbi procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili do të mbahet në Mal të Zi prej 1 deri më 15 prill. Në këto tubime u shpreh shqetësimi për disa parregullsi që vërehen që në fazën e përgatitjes së procesit të regjistrimit siç janë mungesa e formularëve në gjuhën shqipe, numri i vogël i instruktorëve dhe regjistruesve nga komuniteti shqiptar etj.

Në këtë kuadër, Këshilli Nacional i Shqiptarëve ka formuar Komisionin Vëzhgues, i cili do t’i evidentojë të gjitha parregullsitë dhe me ato do të njoftohen strukturat vendore dhe faktori ndërkombëtar.

Nga Ulqini, njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ali Salaj.

XS
SM
MD
LG