Lidhje

Malaj: Ekonomia, duhet të jemi realistë lidhur me çfarë duhet të bëjmë më mirë

  • Arben Xhixho

Në Uashington, po zhvillohen takimet e pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, ku marrin pjesë qindra zyrtarë, përfaqësues të shoqërisë civile apo grupe të tjera të interesuara, nga vende të ndryshme të botës. Takimi synon të shqyrtojë punën e këtyre instuticioneve financiare ndërkombëtare si dhe gjendjen e ekonomisë gobale. Sipas një studimi të fundit të FMN-së, gjendja e ekonomisë globale po përmirësohet, pas rreziqeve të mëdha që u shfaqën gjatë vitit të kaluar sidomos me krizën e borxheve të Greqisë. FMN-ja parashikon që ekonomia botërore do të rritet me 3.5 përqind këtë vit. Në kuadër të këtyre veprimtarive që zhvillohen këtu në Uashington këtë javë, ndodhet edhe ish Ministri i financave i Shqipërisë dhe deputeti socialist Arben Malaj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG