Lidhje

Malajzi, protestesta për reforma elektorale në qendër të Kuala Lumpurit


Policia malajziane ka përdorur gazin lotësjellës dhe pompat e ujit për të shpërndarë dhjetëra mijëra protestues që u mblodhën në qendër të Kuala Lumpurit sot, me thirrjet për reforma elektorale.

Të paktën 25 mijë protestues rrëzuan barrikadat e përforcuara me tela me gjemba dhe u futën në Sheshin Pavarësia, duke mos përfillur një urdhëresë që ndalon tubimet në qendër të kryeqytetit.

Policia kishte ngritur barrikada edhe në objekte të tjera në qytet, por udhëheqësi i opozitës Anwar Ibrahim tha se demonstruesit kishin si synim të zhvillonin marshim në shesh.

Aktivistët e akuzojnë Komisionin Elektoral për qëndrim të njëanshëm dhe shtojnë se koalicioni qeverisës i kryeministrit Naxhib Razak që ka sunduar për më shumë se 50 vjet, do të ketë një avantazh të padrejtë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat pritet të zhvillohen së shpejti.

XS
SM
MD
LG