Lidhje

Vazhdojnë luftimet në Donetsk


Luftimet mes forcave qeveritare ukrainase dhe kryengritësve separatistë kanë shkaktuar sot vdekjen e 18 vetëve në Donetsk, ndërsa një ekip ndërkombëtar vëzhgimi e shtyu një vizitë të parashikuar për sot në vendin ku është rrëzuar avioni, duke përmendur shqetësime për sigurinë si arsye.

Autoritetet rajonale të Donetskut thanë se dy fëmijë ishin mes 13 të vdekurve në qytetin e Horlivkës, ndërsa pesë të tjerë u vranë në përleshjet në rrethinat në Veri të Donetskit.

Vëzhguesit e personelit policor nga Australia dhe Hollanda e shtynë vizitën e planifikuar sot në vendin ku u rrëzua avioni malajzian, në Ukrainën Lindore, duke përmendur si arsye luftimet në atë zonë.

Ndërkohë Malajzia thotë se ka arritur një marrëveshje me separatistët pro-rusë për të lejuar personelin e saj policor të ketë qasje në vendin ku është rrëzuar avioni i kompanisë Malaysia Airlines në Ukrainën lindore. Ndërkohë policët nga Australia dhe Holanda, të cilët ndodhen në Ukrainën lindore, shtynë një vizitë të parashikuar për sot në vendin ku është rrëzuar avioni, duke përmendur shqetësime për sigurinë, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në atë zonë.

Zyra e kryeministrit Najib Razak-së tha sot përmes një deklarate se Policia e Malajzisë do të lejohet në vendin e rrëzimit të avionit "për të ofruar siguri për hetuesit ndërkombëtarë".

Po sot, kryeministri australian, Tony Abbott tha se policë të paarmatosur australianë do të dërgohen në zonën e kontrolluar nga rebelët si pjesë e një force policore të udhëhequr nga holandezës, e cila do të kujdeset për sigurinë në zonën e rrëzimit dhe do të ndihmojë në mbledhjen e mbetjeve të viktimave.

"Nuk ka dyshim se ky është një mision i rrezikshëm, por në bazë të këshillave profesionale që kam marrë mënyra më e sigurt për ta realizuar këtë është përmes dërgimit të policëve të paarmatosur, si pjesë e një misionin humanitar të udhëhequr nga policia," tha kryeministri Abbott.

Autoritetet hollandeze thonë se kanë bërë identifikimin e viktimës së parë. Shumica e të vrarëve nga rrëzimi i avionit malajzian në Ukrainë janë holandezë.

Trupat e 227 viktimave janë dërguar në Holandë.

Separatistët pro-rusë janë fajësuar për rrëzimin e avionit me një raketë tokë-ajër, duke vrarë 298 personat në bord.

XS
SM
MD
LG