Lidhje

Misteri i avionit malajzian, hamendje të reja


Kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, tha se ka një "shkallë të lartë sigurie" që dikush qëllimisht të ketë shkëputur sistemet e komunikimit në avionin e zhdukur malajzian, por ai nuk tha shprehimisht se avioni është rrëmbyer.

Komentet e bëra sot nga zoti Najib shkaktuan një valë të re hamendjesh rresh shkaqeve se përse avioni Boeing 777 u zhduk nga radarët civilë menjëherë pas ngritjes më 8 mars.

Kryeministri Najib tha se diku në afërsi të kufirit të Malajzisë transponderi i avionit u fik, dhe pastaj aeroplani ndryshoi drejtim, duke u shmangur drejt perëndimit, diçka që kishte të gjitha shenjat e një veprimi të qëllimshëm.

Ai tha se pavarësisht nga njoftimet e mediave që flasin për një rrëmbim, autoritetet e Malajzisë janë duke shqyrtuar të gjitha mundësitë rreth shkaqeve që mund të kenë çuar në devijimin e avionit nga itinerari.

Kryeministri i Malajzisë tha se zyrtarët janë duke e përqendruar hetimin përsëri tek ekuipazhi dhe udhëtarët në bord.

Z. Najib tha sinjalet mes aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines dhe një sateliti kanë vazhduar për më shumë se gjashtë orë e gjysmë, pas humbjes së komunikimit normal.

Ai tha se autoritetet po e kërkojnë avionin në dy korridore të mundshme: njëri nga kufiri i Kazakistanit deri në Tajlandën veriore dhe tjetri në drejtimin e pjesës jugore të Oqeanit Indian. Kryeministri tha se përpjekjet e kërkimit në Detin e Kinës Jugore po marrin fund.
XS
SM
MD
LG