Lidhje

Del nga spitali Malala


Nxënësja pakistaneze që u qëllua nga talebanët për fushatën e saj për shkollimin e vajzave, doli nga një spital në Britani ku po mjekohej.

Zyrtarët thane se 15 vjeçarja Malala Jusafzai ishte në gjendje të mirë kur doli nga spitali Mbretëresha Elizabeth në Birmingham.

Mjekët thane se ajo do të vazhdojë mëkëmbjen në banesën e përkohëshme të prindërve të saj në Angli para se t’i nënshtrohet një operacioni madhor korrigjues gjatë javëve në vazhdim.

Persona të armatosur e qëlluan Malalan në tetor ndërsa ajo po kthehej nga shkolla në Luginën Swat. Ajo u qëllua në kokë dhe në qafë.

Adoleshentja njihet botërisht për fushatën e saj për shkollimin e vajzave dhe ka ngritur zërin kundër grupit militant që ka marrë nën kontroll qytetin e saj të lindjes.

Ministri i Brendshëm i Pakistanit Rehman Malik, i cili e vizitoi vajzën në spital, tha se sulmi kishte "për qëllim të dëmtonte fytyrën e vërtetë të Pakistanit dhe të dekurajonte ata që luftojnë për liritë e njeriut dhe për demokratizimin e shoqërisë".

XS
SM
MD
LG