Lidhje

Zbulime të rëndësishme për malarjen

  • Carol Pearson

Dy zbulime të reja mjekësore po shtojnë shpresat për luftimin e malarjes që infekton çdo vit më shumë se 200 milionë njerëz dhe u kushton jetën rreth 660 mijë prej tyre. Organizata Botërore e Shëndetsisë po paralajmëron për pasojat e rënda nëse një formë e pashërueshme e malarjes i kalon kufijtë e Azisë juglindore.

Ilaçi artemisinin ka ndihmuar që vdekjet nga malarja nëpër botë të ulen me më shumë se 25 përqind gjatë dekadës së kaluar. Por në disa zona të Azisë Juglindore, ky ilaç nuk jep rezultat. Mjeku Shin Young-Soo, me Organizatën Botërore të Shëndetësisë paralajmëron për pasoja serioze nëse kjo formë e malarjes vazhdon të përhapet.

"E vërteta është se malarja do të na mposhtë të gjithëve nëse ne nuk bëjmë më shumë se sa tani dhe më mirë”.

Kontrolli i malarjes përfshin një sërë strategjish, nga rrjetat për mbrojtjen nga insektet tek insekticidet, profilaksia për fëmijët dhe gratë shtatëzëna, si dhe kontrolli apo ndryshimi i mushkonjave, apo parazitit të malarjes që ato mbartin.

OBT-ja thotë se në 10 vitet e fundit, 20 vende e kanë vënë sëmundjen nën kontroll. Në një diskutim në Kongresin amerikan, Dr. Mark Dybul ((DIE-bull)), drejtor ekzekutiv Fondit Botëror për Luftën kundër Sidës, Tuberkulozit dhe Malarjes, thotë se bota është në rrugën e eliminimit të malarjes:

"Ne kemi patur shumë sukses gjatë 10 vjetëve të fundit dhe malarja në zonat më të infektuara po vihet gjithnjë e më shumë nën kontroll”.


Dybul thotë se përpjekjet në shkallë botërore kanë çuar në një kontroll më efikas të mushkonjave që mbartin parazitin.

Dr. Anthony Fauci, i Instituteve Kombëtare të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara, vë në dukje kërkimet që përfshijnë një tip bakterjeje për mushkonjatat:

"Është një bakterje që infekton mushkonjat dhe që ndërhyn në prosesin e zhvillimit të parazitit të malarjes në ciklin jetësor të mushkonjës”.

Kur bakterja ka prekur mushkonjën ajo transmetohet në brezat që pasojnë. Shkencëtarët shpresojnë se mushkonjat pa malarje do të zëvendësojnë më në fund ato që mbartin parazitin.

"Kjo do të thotë se nëse ato lëshohen në popullatën e mushkonjave në rajone të ndryshme të botës, rezultati në kontrollin e malarjes do të ishte shumë i madh”.

Një tjetër linjë këkimesh përfshin manipulimin e gjeneve të mushkonjës. Tani për tani mushkonja anofeles nuk është e mbrojtur ndaj parazitit të malarjes. Nëse shkencëtarët arrijnë të ndryshojnë strukturën e tyre gjenetike, sistemi imunitar i mushkonjës mund ta godasë bakterjen.

Ndërkaq, koha nuk pret, sepse paraziti i malarjes po e përballon gjithnjë e më shumë ilaçin kryesor në botë që përdoret për kurimin e sëmundjes.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG