Lidhje

Një vit nga rrëzimi Malaysa Airlines në Ukrainë


Sot u mbush një vit nga rrëzimi i avionit të shoqërisë ajrore Malaysia Airlines në Ukrainë. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko e cilësoi incidentin “një sulm të paskrupullt terrorist” dhe tha se lëshimi i raketës që e goditi avionin mund të realizohej vetëm me përfshirjen e Rusisë.

Në një deklaratë të nxjerrë sot, zoti Poroshenko tha se detyra morale e Ukrainës në nderim të viktimave është të garantojë ndëshkimin e personave përgjegjës për rrëzimin e avionit. “Vrasësit duhet ta kenë të qartë se ndëshkimi është i pashmangshëm,” u shpreh ai.

Të afërmit e viktimave u mblodhën sot në fshatin ukrainas Hrabove pranë vendit ku ra avioni. Njerëzit vijnë për të nderuar viktimat në një përmendore provizore të ngritur në fshat.

Ukraina fajëson kryengritësit pro-rusë për rrëzimin e avionit, ndërkohë që Moska dhe kryengritësit mohojnë të kenë përgjegjësi dhe ua hedhin fajin forcave ukrainase.

Pjesa më e madhe e të 298 viktimave ishin shtetas hollandezë.

XS
SM
MD
LG