Lidhje

Malajzi: Vazhdon identifikimi i të dyshuarve për vrasjen e Kim Jong Nam-it


Policia malajziane njoftoi sot se do të marrë në pyetje tre të dyshuar të tjerë nga Koreja e Veriut, mes tyre një diplomat, në lidhje me atë që konsiderohet si atentat ndaj Kim Jong Nam-it, vëllait nga babait, të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un.

Në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Malajzisë, shefi i policisë Khalid Abu Bakar tha se ndër të dyshuarit është edhe Hyon Kwang Song, sekretari i dytë në Ambasadën e Koresë së Veriut në Kuala Lumpur. Në listën e të dyshuarve është dhe një punonjës i linjës ajrore së Koresë së Veriut si dhe një person po nga Koreja e Veriut për të cilin nuk janë dhënë hollësi të tjera.

Zoti Bakar tha se të dyshuarit janë ende në Kuala Lumpur dhe policia do t’i detyrojë ata që të bashkëpunojnë në qoftë se ata nuk ofrohen në mënyrë vullnetare.

Policia i ka kërkuar edhe Phenianin të kthejë katër të dyshuar të tjerë koreano-veriorë të cilët besohet se janë larguar nga Malajzia dhe kanë shkuar në Phenian.

"Ne besojmë se ata janë të përfshirë thellë. Kjo është arsyeja pse kam kërkuar ndihmën e ambasadës së Koresë së Veriut për t’i gjetur dhe t’i dorëzojnë tek ne, "tha shefi i policisë Bakar.

XS
SM
MD
LG