Lidhje

Malajzia akuzon dy gra për vrasjen e Kim Jong Nam-it


Malajzia akuzoi sot dy gra për vrasjen e Kim Jong Nam-it, vëllai nga babai të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Siti Aisyah 25 vjeç nga Indonezia dhe 28 vjeçarja Doan Thi Huong nga Vietnami dolën para një gjykate në Kuala Lumpurit nën masa të rrepta sigurie.

Ato thanë se ishin të pafajshme dhe se besonin se e gjitha kjo ishte pjesë e një shakaje për një shfaqje televizive. Nëse shpallen fajtore, ato mund të dënohen me vdekje

Të pandehurat janë akuzuar në bazë të pamjeve të filmuara nga kamerat e sigurisë ku ato shihen duke i hedhur diçka në fytyrë Kim Jong Nam-it në aeroportin ndërkombëtar të Kuala Lumpurit muajin e kaluar.

Ai vdiq 20 minuta më vonë nga ajo që autoritetet thonë se kanë qenë një efektet i fuqishëm i një agjenti toksik.

Koreja e Veriut nuk e ka konfirmuar se i vdekuri është Kim Jong Nam dhe i ka kërkuar Malajzisë të kthejë trupin si dhe një të dyshuar nga Koreja e Veriut që po mbahet në paraburgim.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG