Lidhje

Rifillojnë kërkimet për gjetjen e avionit malajzian


Avionë nga Australia, Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut kanë rifilluar operacionet e kërkimin për rrënojat e avionit malajzian të rrëzuar në ujërat e thella të Oqeanit Indian.

Erërat e fuqishme që ndërprenë operacionet e kërkimit dje kanë pushuar, duke lejuar 12 avionë dhe dy anije të fillojnë kërkimet rreth 2 mijë e 500 kilometra në jugperëndim të qytetit Perth të Australisë.

Autoriteti Australian i Sigurisë Detare, i cili po koordinon operacionet e kërkimit në emër të Malajzisë, tha se operacionet e sotme të kërkimit po fokusohen në një rajon prej 80 mijë kilometrash katrorë.

Ndërkohë, Kina ka kërkuar nga Malajzia të dhënat satelitore të përdorura për të ardhur në përfundimin se avioni ishte rrëzuar dhe kishte vrarë 239 udhëtarët në bordin e tij.
XS
SM
MD
LG