Lidhje

Francë: Ekspertët analizojnë fragmentin e avionit


Një numër ekspertësh ndodhen në Francë për të analizuar një fragment të një krahu avioni për të përcaktuar nëse është mbetje e avionit të Malaysia Airline që u zhduk vitin që kaloi.

Ky fragment i krahut u zbulua në ishullin Reunion të Oqeanit Indian të mërkurën.

Avioni MH370 i linjës ajrore Malaysian u zhduk në mënyrë misterioze duke udhëtuar nga Kuala Lumpur në Pekin vitin e kaluar. Autoritetet thonë se askush nga 239 personat në bord nuk mbijetoi.

Hetuesit malajzianë besojnë se dikush i kishte fikur me qëllim paisjet e ndjekjes së avionit dhe i kishte ndryshuar drejtimin atij, por hetimi nuk ka nxjerrë shumë të dhëna.

XS
SM
MD
LG