Lidhje

Probleme me numërimin e votave në Malësinë e Madhe


Megjithëse kanë kaluar tre ditë nga votimet e të djelës, bashkia e Malësisë së Madhe mbetet e vetmja në Shqipëri, që ende nuk ka arritur të numërojë votat për kryetarin e saj të ardhshëm.

Pas disa ndërprerjesh të gjata, procesi i numërimit të votave u bllokua plotësisht në mesnatën e mbrëmshme, pas një incidenti të rëndë, të ndodhur jashtë qendrës së numrimit të votave.

Pas një konflikti të çastit, u godit kryetari i degës së partisë demokratike në Malësi të Madhe, Pjerin Spathari, gjë që u pasua me përplasje fizike mes mbështetësve të dy kandidatëve. Incidenti ndodhi në kohën kur ishin numruar 52 kuti votimi, nga 79 gjithsejt dhe kur përparësi kishte kandidati i majtë, Tonin Marinaj.

Për shkak të tencionit të krijuara, Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve në Malësi të Madhe, vendosi pas mesnatës që procesi i numrimit të vazhdojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. duke shtyrë kështu edhe për disa ditë nxjerrjen e rezultatit përfundimtar për kryetarin e kësaj bashkie.

Ndërkohë, gjatë pasdites së djeshme, përfundoi numrimi i votave për bashkinë e Shkodrës duke shpallur fitues kandidaten e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Voltana Ademin me më shumë se 56 përqind të votave.

Me Bashkinë e Shkodrës ka përfunduar procesi i numrimit në 14 nga 15 bashkitë e reja në veri të Shqipërisë, bashki këto që përfshihen në katër qarqe, atë të Shkodrës, Lezhës, Kukësit dhe Dibrës.

Kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Europiane janë shpallur fitues në 7 prej këtyre bashkive, ndërsa kandidatët e Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet në 7 bashki të tjera. Por mengjithse deri tani, ata janë fitues në një numër të barabartë bashkish, kandidatët e djathtë kanë fituar në bashkitë më të mëdha të zonës veriore të vendit, në atë të Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës.

XS
SM
MD
LG