Lidhje

Mali: Forcat e armatosura sulmojnë hotelin e uzurpuar nga ekstremistët


Ushtarë malenë vazhduan për orë të tëra operacionet e kontrollit në një hotel luksoz në kryeqytetin e vendit, pasi ekstremistë islamikë sulmuan hotelin dhe morën peng dhjetëra vetë.

Sipas njoftimeve janë gjetur trupat e 18 personave të vrarë në mjediset e hotelit Radisson Blu në kryeqytetin Bamako, por Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se numri mund të rritet.

Shpërthime dhe të shtëna armësh dëgjoheshin nga hoteli ndërkohë që forcat speciale po kontrollin një nga një katet e ndërtesës në kërkim të ekstremistëve.

Të paktën katër persona të armatosur u futën në hotel në orën 7 të mëgjesit, sipas orës lokale dhe, sipas njoftimeve morën peng 170 persona. Rreth 80 prej tyre u liruan, përfshirë gjashtë shtetas amerikanë. Zyrtarët malenë thonë se nuk ka persona të tjerë të mbajtur peng.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon e dënoi sulmin si një akt i tmerrshëm.

Mali është një ish-koloni franceze në qendër të Afrikës. Al-Mourabitoun, një grup xhihadist me lidhje me al-Kaidën ka marrë përgjegjësi për sulmin. Pretendimet e tij nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

XS
SM
MD
LG