Lidhje

Takim i ministrave të Jashtëm të BE-së për Malin


Ministrat miratuan dërgimin e një misioni ushtarak në Mali për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë dhe qeverisë së këtij vendi të Afrikës Perëndimore

Ministrat e jashtëm të BE-së miratuan sot dërgimin e një misioni ushtarak stërvitor në Mali, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë dhe qeverisë së këtij vendi të Afrikës Perëndimore të rimarrë kontrollin e të gjithë territorit të vendit, një pjesë e të cilit është nën kontrollin e ekstremsitëve islamikë.

Militantët kontrollojnë një zonë të madhe në veri në vendit dhe kjo i shqetëson zyrtarët evropianë, të cilët druhen se elementët radikalë të Malit mund të marrin kontrollin e vendit. Ministrat evropianë po takohen edhe me Ministrin e Jashtëm të Malit, për të dëgjuar prej tij mbi përpjekjet e qeverisë për sigurinë e shtetasve të këtij vendi.

Franca e filloi operacionin në Mali, një ish-koloni e vetja, me kërkesën e qeverisë së këtij vendi për të marrë kontrollin e rajoneve veriore nga militantët islamikë, për të cilët thuhet se kanë lidhje me al-Kaidën. Zyrtarët francezë pranojnë se kanë hasur në një rezistencë më të madhe nga sa prisnin.
XS
SM
MD
LG