Lidhje

Mali: Militantët humbin terren


Militantët islamikë kanë humbur terrene të tjera në pjesën veriore të Malit, ndërkohë që trupat franceze dhe ato të Malit morën qytetin Timbuktu dhe rebelët laikë të Tuaregut njoftuan se kanë rrethuar qytetin Kidal.

Një zëdhënës i grupit rebel Tuareg, MNLA, i tha sot Zërit të Amerikës se luftëtarët e grupit kontrollojnë tani qytetet fqinje Kidal dhe Tessali. Nuk ka pasur asnjë konfirmim të pavarur të këtij njoftimi.

Ndërkohë, media franceze njoftoi se trupat e Francës dhe të Malit hynë sot në Timbuktun qendror, një ditë pasi kishin marrë nën kontroll aeroportin lokal dhe kishin bllokuar rrugët kryesore që çojnë në qytetin historik.

Timbuktu është në listat e vendeve që janë Trashëgimi Botërore, të Agjencisë kulturore të OKB-së, UNESCO, për xhamitë dhe faltoret e saj të lashta, disa prej të cilave janë ndërtuar në shekullin e 15-të. Por grupi islamik Ansar Dine e konsideron atë një vend sakrilegj dhe militantët shkatërruan disa mauzoleume, kur kontrollonin qytetin.

XS
SM
MD
LG