Lidhje

SHBA, Ansar në listën e organizatave të huaja terroriste


Kjo masë ngrin pronat ose pasuritë që ky grup mund të ketë nën juridiksionin amerikan, dhe ndalon amerikanët të bëjnë transaksione financiare me të

Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur grupin islamik nga Mali, Ansar, në listën e organizatave të huaja terroriste.


Kjo masë ngrin pronat ose pasuritë që ky grup mund të ketë nën juridiksionin amerikan, dhe ndalon amerikanët të bëjnë transaksione financiare me grupin në fjalë.


Departamenti i Shtetit tha sot se që nga krijimi i tij në fund të vitit 2011, Ansar Dine ka marrë mbështetje nga al-Kaida në Magrebin Islamik dhe vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me këtë grup terrorist.


Ansar Dine ishte një nga grupet militante që morën nën kontroll pjesën veriore të Malit vitin e kaluar dhe imponuan një formë të ashpër të ligjit islamik mbi popullsinë e këtij rajoni.

Forcat franceze dhe forcat qeveritare të Malit morën kontrollin e pjesës veriore të Malit, ndonëse vazhdon të ketë luftime sporadike.

XS
SM
MD
LG