Lidhje

Ushtria e Malit merr nën kontroll dy qytete që mbaheshin nga rebelët


Zyrtarët në Mali thonë se forcat qeveritare të mbështetura nga trupat franceze kanë rimarrë qytetin e dytë që kishte qenë më parë nën kotrollin e ekstremistëve.

Zyrtarët vendas thonë se ekstremistët janë sprapsur nga Diabaly, rreth 400 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bamako.

Dje pati njoftime për luftime të ashpra mes ushtarëve francezë dhe ekstremistëve në Diabaly, të cilin ekstremistët e morën nën kontroll të hënën e kaluar.

Nuk ka pasur konfirmim nga burime të pavarura për njoftimin e rimarrjes së qytetit.

XS
SM
MD
LG